Drejtori i rikthyer i ATK-së: Në kohën sa nuk isha pati stagnim dhe u ndalen reformat

44
drejtori-i-rikthyer-i-atk-se:-ne-kohen-sa-nuk-isha-pati-stagnim-dhe-u-ndalen-reformat

 

Pas gjashtë muajve këto ditë ka rifilluar punën Ilir Murtezaj, drejtor i përgjithshëm në Administratën Tatimore pas vendimit të kryeministrit Kurti për rikthimin e tij.

Murtezaj vlerëson se u konfirmua e drejta e tij e parashtruar përmes ankimimit bazuar në vendimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, i cili ka konstatuar se shkarkimi ka qenë i kundërligjshëm.

Drejtori Murtezaj thotë se tani i mbetet që të vazhdojë të punojë në drejtim të avancimit të reformave në ATK dhe në drejtim të realizmit të objektivave të parapara nga Qeveria për grumbullim e të hyrave për buxhetin e Kosovës.

“U konfirmua fatmirësisht siç është në interes edhe i shoqërisë në përghitëhsi që kemi ende institucione të pavarura të drejtësisë, të cilat konfirmuan të drejtën time të cilën e kam parashtruar përmes ankimimit dhe u konfirmua që procesi i largimit tim ka qenë i kundërligjshëm. Ndërsa neve tani na mbetet që të vazhdojmë fuqishëm të punojmë në drejtim të avancimit të reformave që kemi qenë në kontinuitet për institucionin e ATK-së dhe në drejtim të realizmit të objektivave të parapara nga Qeveria për grumbullim të të hyrave për buxhetin e Kosovës. Në këto ditë jemi në diskutime edhe me Ministrinë e Financave për të rishikuar edhe planin e të hyrave ku jemi duke bërë kalkulimet se si mund të ngrisim planin e të hyrave me qëllim që t’i dalim në përkrahje edhe qeverisë në realizim të objektivave në fushën e shpenzimeve qeveritare, të cilat janë mjaft domethënëse edhe për shkak të pandemisë, por edhe për projektet kapitale të cilat janë të planifikuara me buxhet”, theksoi Murtezaj.

Murtezaj thotë gjithashtu se për këtë kohë sa ka qenë i shkarkuar, ka pasur stagnim në ATK dhe janë stopuar reformat.

“Jam në ditët e para kur jam rikthyer dhe ende nuk kam barë një skanim të plotë të gjendjes. Mendoj që disa puna edhe kanë stagnuar, kanë mbetur disa reforma të cilat veç është dashur të vazhdohen, disa kanë ecur me tempo jo të mjaftueshme. Kështu që neve na mbetet jo të kthehemi mbrapa dhe të shohim se çka ka ndodhur në të kaluarën. Unë jam ithtar që të vazhdoj të punojmë dhe të ecim përpara, si dhe t’i vazhdojmë reformat për të mbërri tek objektivat që i kemi paraparë”, thekson ai.

Kreu i ATK-së ka theksuar se ky institucion ka pasur një trend rritës të të hyrave rreth 60 milionë euro përgjatë periudhës janar-maj 2021.

“Fatmirësisht jemi në një gjendje më të mirë se sa vitin 2020, ku ai vit dihet që ka qenë vit sfidues për të gjitha qeveritë e vendeve. Këtë vit tek ne kemi një përmirësim të dukshëm në raport edhe me vitin e kaluar. Por edhe me planin që ka qenë i paraparë në fillim të viti ku deri tani kur po flasim sot kemi gjithsejtë të inkasuara 238.7 milionë euro shumë kjo e cila nëse krahasohet me vitin paraprak 60 milionë euro janë më tepër, për periudhën e njëjtë si dhe në raport me planin kemi mbi 9 përqind më tepër se sa plani apo mbi 20 milionë euro. Ky trend i të hyrave na bën që të besojmë që gjithsesi se do ta arrijmë këto objektiva që janë të parapara. Por edhe me rishikimin e buxhetit që do të bëhet në fund të qershorit, ne zotohemi prapë se do të ngrisim edhe planin e të hyrave, njëkohësisht presim edhe realizimin e objektivave që do të t’i parashohim në fillim të korrikut”, thotë ai.

Ndërsa, ai nuk ka përjashtuar mundësinë që shumë bizneseve edhe Telekomit t’i bllokohen llogaritë bankare për mos shlyerjen e obligimeve tatimore që kanë ndaj ATK-së.

Murtezaj thotë se janë të detyruar dhe të obliguar që t’i mbledhin të gjitha borxhet.

“Në fillim të vitit ka qenë një vendim i qeverisë ku janë debllokuar të gjitha llogaritë bankare me qëllim të dhënies së ndihmës në kohë pandemie bizneseve. Dhe ai vendim ka qenë deri më datën 30 prill, pas atij vendimi që ka qenë e shkruar në vendim, pas skadimit të afatit në mënyrë automatike të rikthehet edhe bllokimi i llogarive i të gjithë atyre të cilët kanë qenë të bllokuara dhe të cilat nuk kanë paguar detyrimet deri në atë kohë. Një proces i tillë veç ka ndodhur, ndërsa pjesa tjetër e bllokimit është një aktivitet i cili është në kontinuitet dhe duhet të vazhdohet në vazhdimësi për të gjithë ata tatim pagues të cilët nuk arrijnë t’i kryejnë detyrimet tatimore me kohë. Ne si institucion gjithmonë jemi të thirrur dhe jemi të detyruar dhe të obliguar që të mbledhim të gjitha borxhet, por njëkohësisht për ato kompani të cilat kanë vështirësi financiare qoftë për shkak të pandemisë apo për arsye të tjera, pas vlerësimit financiar që bëhen nga zyrtarë tatimor i ipet mundësia që edhe të bëhet një programim i borxheve”, thotë ai.

Murtezaj është rikthyer në postin e drejtorit, pasi në muajin tetor të 2020-ës ishte shkarkuar nga kjo pozitë, nga kryeministri i atëhershëm në detyrë Avudllah Hoti./kp

The post Drejtori i rikthyer i ATK-së: Në kohën sa nuk isha pati stagnim dhe u ndalen reformat appeared first on Gazeta Press.