ZYRTARE: Nuk u ftua nga Kolumbia, reagon James Rodriguez

38
zyrtare:-nuk-u-ftua-nga-kolumbia,-reagon-james-rodriguez

James Rodriguez ka reaguar ndaj Kombëtares së Kolumbisë.

James Rodriguez ka reaguar ndaj lajmit se nuk do të jetë pjesë e Kombëtares së Kolumbisë për ndeshjet e Copa America, transmeton lajmi.net.

Rodriguez ka mbetur jashtë nga Kombëtarja e Kolumbisë pasi stafi mjekësor i kolumbianëve kishte konstatuar se gjendja fizike e James nuk është në nivelin e duhur.

Tani përmes një komunikate për media, 29 vjeçari ka reaguar ndaj Kombëtares dhe vendimit për mos grumbullimit të tij.

“Për mediat, tifozët e futbollit dhe publikun, dua të shpreh ndjenjat dhe mendimet e mia lidhur me vendimin e stafit mjekësor të Kolumbisë lidhur me ndeshjet e ardhshme të Copa America”, tha ai.

“Unë jam në fazën finale të rikuperimit. Nga kjo kohë unë kam marrë kohë mjaftueshëm për tu rikuperuar plotësisht dhe të stërvitem aq sa të integrohem dhe të marr pjesë në Kombëtare”, shtoi ai.

“Ky proces sugjeron që unë me disa masa paraprake mund të marr pjesë me shtatë qershor, por ata nuk do lejojnë integrimin tim të plotë me datën tetë dhe normale të jem pjesë e Copa America”, tha kolumbiani.

“Me shumë befasi të madhe e mora deklaratën e stafit të Kolumbisë, duke theksuar se nuk llogarisin në shërbimet e mia dhe duke më uruar shërim të shpejtë. Shërim të cilin e kam përfunduar dhe kam punuar shumë”, tha Rodriguez.

“Jam shumë i zhgënjyer, pasi të përfaqësoj vendin tim do të thotë shumë për mua. Të mos kesh besimin e stafit të Kombëtares është shumë e dhimbshme pasi unë kam dhënë jetën për Kombëtare ne Kolumbisë”, shtoi ai.

“Për kolegët e mi, iu dëshiroj energji dhe fat. Do t’ju mbështes nga larg” përfundoi James Rodriguez.

The post ZYRTARE: Nuk u ftua nga Kolumbia, reagon James Rodriguez appeared first on RahovecNET.