U arrestua për pastrim parash, policia jep detaje shtesë për arrestimin e zyrtarit të LDK-së

79
u-arrestua-per-pastrim-parash,-policia-jep-detaje-shtese-per-arrestimin-e-zyrtarit-te-ldk-se

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për rastin ku u arrestua Bedri Nikaj, ish-kandidat i LDK-së për kryetar të Komunës së Drenasit njëherësh anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie.

Sipas policisë gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve janë arrestuar dy të dyshuar femër dhe mashkull. Sipas njoftimit të arrestuarit dyshohen se kanë vënë në qarkullim kartëmonedha me ngjyrë me reagenca kimike në vlerë prej 5900 euro.

“Drenas, 27.02.2021 – 16:00. Me 27.05.2021 pas zhvillimit të hetimeve në bazë të urdhëresës së Gjykatës është bërë kontrolla në shtëpinë e të dyshuarve nën dyshimin të kenë vënë në qarkullim kartëmonedha me ngjyrë në vlerë prej 5900 euro me ç ‘rast  janë arrestuar dy të dyshuar femër dhe mashkull kosovarë nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e lartcekur. Me urdhër të prokurorit, gjatë  bastisje në shtëpinë e të dyshuarës ku janë  gjetur dhe konfiskuar tri monedha nga 50 euro të cilat ishim me ngjyrë. Pas konsultimit me prokurorin dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Ndërsa është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar pas intervistimit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Dy të arrestuarit A.N dhe E.N në hetuesi kanë bërë të ditur se paratë i kanë marrë nga Bedri Nikaj, i cili gjithashtu është intervistuar.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që ish-kandidati i LDK’së përballet me të akuza të ngjashme. Në vitin 2012 Nikaj akuzohet se falsifikoi 80 mijë dollarë.

Më poshtë gjeni komunikimin e plotë të Policisë së Kosovës:

Hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas zhvillimeve të hetimeve paraprake, me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, sot, më 27.05.2021 kanë kryer kontrolle në shtëpi banimi në qytetin e Drenasit.

Hetimet dhe më pas kontrolli janë kryer mbi dyshimet e bazuara se personat e dyshuar (A.N. mashkull, v.l. 1992 dhe E.N. femër, v.l. 1999) në bashkëveprim gjatë periudhës kohore nga dt. 27.02.2021 deri me dt. 11.03.2021, dyshohet se kanë vënë në qarkullim kartëmonedha me ngjyrë me reagenca kimike (gjithsej 118 x 50) në vlerë të përgjithshme prej 5900 euro (pesëmijë e nëntëqind euro).

Dy të dyshuarit parat dyshohet se i kanë vënë në qarkullim duke i deponuar në bankomatët e një banke dhe më pas i kanë tërhequr vlerat e njëjta të parave të cilat kanë qenë të rregullta. Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit të dyshuar është arritur të gjenden edhe tri kartëmonedha nga 50 euro (3×50) me ngjyrë të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provave e materiale.

Gjatë intervistimit të dy të dyshuarve është kuptuar se mjete monetare të cilat i kanë vënë në qarkullim i kanë marr nga i dyshuari (B.N. mashkull, v.l. 1971) i cili po ashtu është intervistuar në prezencë të avokatit të tij mbrojtës.

Pas intervistimit ndaj të dyshuarit B.N prokurori i rastit i ka shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, kurse ndaj dy të dyshuarve tjerë rasti vazhdon në procedurë të rregullt.