Shefi i Manchester City pyetët për Messi, i shmangët përgjigjes

197
shefi-i-manchester-city-pyetet-per-messi,-i-shmanget-pergjigjes

Kampionët e Premier Ligë janë njëri prej klubeve ku mund të përfundojë superylli argjentinas, të cilit i skadon kontrata në qershor me Barcelonës

Shefi për transfere në Manchester City, Omar Berrada është përballur me pyetje për transferimin e Lionel Messi, për të cilin disa herë është përfolur kampioni i Premier Ligës. City është njëri prej klubeve në botën e futbollit që kanë kapacitet sportiv dhe financiar për një lojtar si Messi dhe mund ta transferojnë atë në Etihad pasi t’i skadojë kontrata në Camp Nou, edhe pse ai nuk është përgjigjur në këtë pyetje direkt.

Pep Guardiola vazhdon të jetë në treg për fazën e sulmit, me golashënuesin Sergio Aguero që do të largohet si lojtar i lirë pas finales së Ligës së Kampionëve kundër Chelsea të shtunën. “Ne jemi shumë të fokusuar në skuadrën që kemi. Ne jemi të kënaqur me suksesin e skuadrës që ka pasur këtë vit”, ka thënë Berrada për gazetarët derisa është pyetur për thashethemet për Messi dhe a janë duke u përpjekur ata ta sjellin në Angli.

“Ne po kërkojmë lojtarë për ato zona ku skuadra duhet të përmirësohet por nëse e shikoni paraqitjen e skuadrës dhe të gjitha ato gjëra që ata kanë bërë këtë vit, nuk do të thotë se duhet të investojmë shumë në të”.

“Ndoshta ne do të përforcohemi në sulm për shkak se ne kemi një legjend si Sergio Aguero po largohet. Kur sezoni përfundon të dielën në mbrëmje, ne do të ulemi dhe do të shohim çka do të transferojmë këtë afat.

Si do ta zëvendësojë City Agueron?

Për ta gjetur një lojtar që do të shënon 250 gola nuk do të jetë e lehtë. Disa opsione janë duke u përfolur, nga Harry Kane deri të Erling Haaland, por Berrada thotë se nuk është e garantuar që do të investohen shumë para në blerjen e një numri 9 pasi që ka opsione të ndryshme nga skuadra që mund ta fitojë tripletën më 2021.

“Zëvendësimi i Sergios është shumë i vështirë nëse i pamundshëm. Nëse e shikoni Sergion dhe kontributin e tij në skuadër prej që ai na u bashkua ka qenë apsolutisht fenomenal. Pajtohemi, që ai është ndoshta sulmuesi më i mirë në histori të Premier Ligës nëse i shikoni golat dhe minutat e luajtura”.

“Ai do të na mungojë shumë dhe ne i dëshirojmë më të mirat në karrierën e mëtutjeshme. Ai është një legjend në këtë klub. Çfarë ka bërë ai, bashkë me Vincent Kompany, David Silva dhe disa tjerë të cilët kanë qenë me ne për disa vite, është pothuajse e pamundshme që ta zëvendësojmë”.

“Tani është nën direktiva të drejtorit të futbollit Txiki Beriristain që të punojë me Pep dhe stafin e trajnerëve që ta sjellin dike që do të shënojë nga pozita e sulmit. Ne do të shohim çfarë mundësisht do të na dalin në treg dhe nëse ka kuptim për ne dhe klubin që të investojmë në atë lojtar, do ta blejmë”, ka thënë ai duke i bërë bisht pyetjes për Messi.

The post Shefi i Manchester City pyetët për Messi, i shmangët përgjigjes appeared first on RahovecNET.