Lazio konfirmon largimin e Inzaghit

216
lazio-konfirmon-largimin-e-inzaghit

Lazio ka konfirmuar me anë të një deklarate për shtyp që Simone Inzaghi “ka ndryshuar mendje” dhe ai ka shkuar në Inter, por ata ende se kanë emëruar Simonen trajner

Kontrata e Inzaghit me Shqiponjat skadonte më 30 qershor dhe mbrëmë dukej se ai do të vazhdonte me këtë skuadër deri në qershorin e vitit 2024. Megjithatë, sot Interi është kthyer me një propozim për një pagë dyfish më të madhe dhe kanë arritur që ta fitojnë garën për të, duke e emëruar trajner të kampionëve të Serie A.

Është raportuar se Presidenti Claudio Lotito është përpjekur shumë por ka dështuar për t’ia mbushur mendjen që mos të largohet, kurse ai i ka thënë Il Messaggero këtë mbrëmje që ata kishin planifikuar që ta zyrtarizonin kontratën e re sonte në mbrëmje.

Lazio me në fund e kanë pranuar që ata e kanë humbur Inzaghin dhe kanë lëshuar një deklaratë në të cilën as nuk ia përmendin atij emrin. “Ne e respektojmë një trajner kur e ndryshon mendjen, por para kësaj, aq më pak edhe për një lojtar i cili ka qenë i lidhur për shumë vite me familjen e Lazios dhe me suksesin e bardhebluve”,

Inter pritet që ta zyrtarizojë Inzaghin si trajner të tyre të ri me dy vite kontratë me vlerë 4 milionë euro për sezon plus një milion bonuse në rast të fitores së trofeve. Këtë pritet ta bëjë nesër. Edhe pse nuk e kanë përmendur emrin e Inzaghit, deklarata e fortë e Lazio e thotë atë pasi që vetëm ai ka qenë kaq i përkushtuar me një karrierë tepër të bujshme në Lazio.

Ai ka luajtur për Shqiponjat prej 1999 deri në pension më 2010, por ka pasur disa sezone si i huazuar të Sampdoria dhe Atalanta, kurse nga viti 2010 filloi karrierën si trajner i të rinjve në Akademi. Inzaghi e mori drejtimin e bardhebluve në fund të sezonit 2015/16 nga Stefano Pioli, por ai u larguar për t’u rikthyer përsëri në korrik kur Marcelo Bielsa ndryshoi mendje dhe nuk e mori drejtimin e kësaj skuadre.

Që nga ajo kohë ai ka fituar me Lazion Kupën e Italisë, dy edicione Superkupën e Italisë dhe e ka kualifikuar këtë skuadër në Ligën e Kampionëve për herë të parë pas 13 viteve.

The post Lazio konfirmon largimin e Inzaghit appeared first on RahovecNET.