Kosova edhe me dy mungesa të mëdha për ndeshjet e qershorit

186
kosova-edhe-me-dy-mungesa-te-medha-per-ndeshjet-e-qershorit

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, është shfaqur në konferencë për media para miqësoreve me San Marinon dhe Maltën.

Challandes ka konfirmuar se Aro Muric “do të mungojë shkaku se është i sëmurë, derisa Ibrahim Dresovic ka dal pozitiv me COVID-19”.

“Dardanët” do të nisin sonte përgatitjet në “Fadil Vokrri” para miqësores së 1 qershorit me San Marinon.

Pastaj, ata do të  marrin rrugën drejt Austrisë, ku më 4 qershor do të luajnë miqësoren tjetër me Maltën në Klagenfurt. 

The post Kosova edhe me dy mungesa të mëdha për ndeshjet e qershorit appeared first on RahovecNET.