Ish-gjyqtari i EULEX-it i drejtohet edhe Konjufcës: Është e rëndësishme që kosovarët ta dëgjojnë dëshminë time

42
ish-gjyqtari-i-eulex-it-i-drejtohet-edhe-konjufces:-eshte-e-rendesishme-qe-kosovaret-ta-degjojne-deshmine-time

Me anë të një postimi tjetër në Twitter, Simmons ka etiketuar Konjufcën, duke thënë se është e rëndësishme që populli i Kosovës t’i dëgjojë provat e tij për atë që ka ndodhur, shkruan Rahovec.net.

“Glauk Konjufca, është e rëndësishme që qytetarët e Kosovës t’i dëgjojnë provat e mija”, ka shkruajtur ai.

Më herët gjatë ditës, Simmons me anë të një postimi tjetër tha se parlamenti i Kosovës gjendet përballë një testi të rëndësishem, duke konsistuar në vendimin për t’ia mundësuar të raportojë apo jo.

Ai akuzon BE-në se ka intereferuar në drejtësinë kosovare me anë të fshehjes, manipulimit dhe keqpërdorimit të provave dhe skandaleve të tjera të pretenduara nga ai. /Rahovec.net/

Simmons i bën thirrje Kurtit e Osmanit që t’ia mundësojnë raportimin në Kuvend për “skandalet” e EULEX-it