Challandes për lojtarët e pakënaqur te Kosova: Shihni Sergio Ramosin

50
challandes-per-lojtaret-e-pakenaqur-te-kosova:-shihni-sergio-ramosin

Atmosfera në Kombëtaren e Kosovës nuk është ajo e viteve më parë.

Kohë pas kohe disa futbollistë kanë shprehur pakënaqësinë me trajnerin Bernard Challandes, derisa Leart Paqarada ka thënë se s’do të jetë pjesë e Kosovës derisa të largohet zvicerani.

Ndërsa tani para miqësoreve të qershorit, Challandes nuk e ka ftuar Bernard Berishën, i cili ka shpërthyer në rrjetet sociale.

“Nuk mund të flas me secilin lojtarë për t’i shpjeguar pse nuk luan në këtë ndeshje, pse në këtë e pse në atë. Kur një lojtar vendos të përfaqësojë vendin, duhet ta dijë se duhet të pranoj stolin, të pranoj tribunat dhe gjitha”, tha ai.

Ai mori shembull Sergio Ramosin, kapitenin e Real Madridit, që nuk është ftuar për Kampionatin Evropian nga Spanja.

Beson se kjo është normale, disa futbollistë nuk ftohen për këto ndeshje, disa të tjerë për ndeshje të ardhës.

The post Challandes për lojtarët e pakënaqur te Kosova: Shihni Sergio Ramosin appeared first on RahovecNET.