Arrin në Gjykatë i akuzuari për vrasjen e Donjeta Pajazitaj

69
arrin-ne-gjykate-i-akuzuari-per-vrasjen-e-donjeta-pajazitaj

Ka arritur në Gjykatën Themelore në Ferizaj, i akuzuari për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, Naser Pajazitaj.

Seanca ku do të shpallet aktgjykimi për këtë çështje pritet të fillojë për pak minuta.

Ndryshe, në fjalën e tij përfundimtare, Pajazitaj kishte thënë se s’ka njohuri e as dijeni për vrasjen e Donjetës.

“Ndjej shumë keqardhje për atë çka i ka ndodhur familjes Pajazitaj, sikur me më pas ndodh mua, betohem se nuk kam njohuri dhe as dijeni për vrasjen e asaj vajze”, ka thënë i akuzuari.