Arrestohet i kërkuari me vendim të gjykatës, i sekuestrohet edhe një armë në Vushtrri

196
arrestohet-i-kerkuari-me-vendim-te-gjykates,-i-sekuestrohet-edhe-nje-arme-ne-vushtrri

Gjatë ditës së sotme Policia në Vushtrri, ka sekuestruar një armë.

Sekuestrimi i armës është bërë rreth orës 11:00,  në rrugën “Isa Boletini” në Vushtrri, në kohën kur një njësi patrulluese ka ndaluar të dyshuarin i cili gjatë verifikimit ka rezultuar i kërkuar me urdhëresë nga Gjykata, me ç’ rast gjate kontrollit të detajuar nga i dyshuari është sekuestruar një armë e llojit ‘pistoletë’  me një karikatorë dhe 4 fishekë, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje.

Lidhur me rastin  i dyshuari fillimisht është intervistuar për veprën penale  ”Mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve’’.

“Ndërsa pas intervistimit, i dyshuari në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore Mitrovicë për veprën penale ‘Posedim i  substancave narkotike” me aktgjykim  të plotfuqishëm është dërguar në vuajtje të dënimit”, njofton policia,