Zidane ndahet me Realin

56
zidane-ndahet-me-realin

Eksperienca e dytë e Zinedine Zidanet në krye të shtabit teknik të Real Madridit ka marrë fund.

Në fakt, klubi spanjoll ka njoftuar edhe zyrtarisht se trajneri francez ka vendosur ta përmbyllë etapën aktuale me klubin spanjoll.

“Mbretërit” i kanë uruar suksese trajnerit të suksesshëm, i cili e fitoi tri herë radhazi Ligën e Kampionëve me “Los Blancos”.

Madrilenët e konsiderojnë “Zizoun” si një hero tashmë, për atë që e ka dhënë në “Santiago Bernabeu” si futbollist dhe si trajner.

“Zidane është njëri prej miteve më të mëdha të Real Madridit dhe legjenda e tij tregon se çka ka bërë ai me klubin tonë si trajner dhe si lojtar. Ai e di se është në zemër të çdo madrileni dhe Real Madridi do të jetë gjithmonë shtëpia e tij”, ka shkruar Real Madridi në uebfaqen e vetë zyrtare.

Në eksperiencën e dytë madrilene, Zidane e fitoi një titull të kampionit në La Liga, ndërsa këtë edicion mbeti duarthatë.

The post Zidane ndahet me Realin appeared first on RahovecNET.