Shefi i BE-së takon Hoxhajn, diskutimin me të e quan “bisedë interesante”

63
shefi-i-be-se-takon-hoxhajn,-diskutimin-me-te-e-quan-“bisede-interesante”

Szunyog për takimin me Hoxhajn ka shkruar në Twitter, teksa të njëjtin e ka vlerësuar si diskutim “interesant”, shkruan Rahovec.net.

Ai ka thënë se pret diskutime edhe në të ardhmen për pikëpamjet e opozitës në çështjet me rëndësi jetike për Kosovën.

“Diskutim interesant me U.D të kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj. Pres që në të ardhmen të vazhdojmë diskutimet për shkëmbimin e pikëpamjeve të opozitës për çështjet e rëndësishme për Kosovën dhe popullin e saj”, ka shkruar Szunyog. /Rahovec.net/