Pacolli i del në krah Kurtit për shuarjen e AKP-së: E kam thënë që nga 2006-ta

182
pacolli-i-del-ne-krah-kurtit-per-shuarjen-e-akp-se:-e-kam-thene-qe-nga-2006-ta

Me anë të një postimi në Facebook, Pacolli ka thënë se që nga viti 2006 ka kërkuar dhe potencuar nevojën sipas tij të mbylljes së AKP-së, shkruan Rahovec.net.

Pacolli thotë se ideja e tij ishte që në vend të AKP-së, të hapet Agjencioni i Participimeve Publike, që do ta kishte bazë partneritetin publiko-privat, e në të cilin ndërmarrjet nuk do të shuheshin por do t’i adaptoheshin kohës modern.

“Pra edhe sot z. Kurti e ka mbështetjën time të plotë për këtë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë në Facebook i Pacollit:

Qysh në vitin 2006, e në kontinuitet deri tani e kam potencuar nevojën e mbylljës së AKP, pata propozuar që kjo agjenci të mbyllet e ne vend të saj të hapet Agjencioni i participimeve publike, i cili si bazë do ta kishte partneritetin publiko-privat ku ndërmarrjet nuk do të shuheshin por do të ishin zhvilluar duke ju adaptuar kohës moderne. Për këtë me z. Kurti jemi dakorduar që në vitin 2017 gjatë tentativës tonë për bashkëpunim parazgjedhor. Pra edhe sot z. Kurti e ka mbështetjën time të plotë për këtë. /Rahovec.net/