Haliti hedh dyshime për shëndetin mendor të Haki Abazit: Ka nevojë për psikoterapi

78
haliti-hedh-dyshime-per-shendetin-mendor-te-haki-abazit:-ka-nevoje-per-psikoterapi

Në një përgjigje për reporterin,  Haliti ka hedhur dyshime mbi shëndetin mendor të Haki Abazit.

“S’kam koment për persona që kanë nevojë për Psikoterapi. Ai e din çfarë problemesh ka me Fondacionin Rockfehler. Unë jam krenarë me të gjithë veprimtarinë time 40 vjeçare për çlirimin e Kosovës”, ka thënë Haliti.

“Shpresoj që krahas zbulimeve që paska bërë sonte së shpejti do na tregoj se kush e ka helmuar Presidentin Rugova”, shoti Haliti.

Ndryshe, deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi ka hedhur akuza të renda ndaj deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhavit Haliti.

Abazi në emisionin “Prime Time”, të Kanal 10 ka thënë se Xhavit Haliti duhet të jap llogari për vrasjet e luftës dhe të pasluftës në Kosovë.

Ai ka thkesuar se Haliti duhet të jap llogari për vrasjen e Ahmet Krasniqit, Xhemal Mustafës, Ilir Konushevcit, Enver Malokut.

Abazi ka shkuar me tutje duke e quajtur Xhavit Halitin , “komandant i Rognerit” dhe e ka akuzuar për keqpërdorime të fondit ‘Vendlindja thërret”.