Policia e Kosovës në rajonin e Prishtinës ka sekuestruar armë dhe municion në rajonin e Obiliqit.
Në orët e hershme të mëngjesit stacioni policor i Obiliqit ka zhvilluar një operacion bastisje në fshatin Sibovc të kësaj komune me ç’rast është arritur të gjenden dhe sekuestrohen armë dhe municione të ndryshme.
Janë sekuestruar:
Një armë automatike AK47
Nëntë karikator të armës AK47
Dy pushkë gjuetie
Një revole të tipit Beretta, të kalibrit 9mm si dhe 55 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm.
