Përfundon takimi Koeman-Laporta – ende nuk dihet vendimi

51
perfundon-takimi-koeman-laporta-–-ende-nuk-dihet-vendimi

Ronald Koeman dhe avokati i tij kanë arritur në Camp Nou në orën 20:00 për të biseduar me presidentin Joan Laporta.

Pak para orës 20:00, Ronald Koeman ka shkuar në zyrat e Camp Nous te Barcelona i shoqëruar me avokatin dhe menaxherin e tij, Rob Jansen, kurse në takim pritet të mësohet e ardhmja e tij në këtë klub.

Trajneri i Barcelonës ka biseduar me Presidentin Joan Laporta dhe drejtorin e futbollit Mateu Alemany, derisa këto do t’ia tregojnë të ardhmen holandezit në klub dhe do të vendosin nëse ai do të vazhdojë si trajner i skuadrës së parë të tyre.

Takimi nuk ka zgjatur më shumë se 30 minuta dhe ende nuk dihet çfarë do të ndodh, edhe pse lajmi a do të rrijë apo do të largohet Koeman si trajner i Barcelonës pritet që të publikohet shpejt. Dhjetë minuta pasi që Koeman dhe agjenti i tij janë larguar nga zyrat e Camp Nou, Laporta Alemany dhe Yuste po ashtu janë larguar.

Koeman gjithmonë e ka bërë të qartë që ai ka kontratë me Barcelonën, pavarësisht faktit që Laporta ka thënë se ky është fundi i një cikli në klub. Prezenca e Alemanyt në takim nuk do të thotë që Koeman me siguri do të shkarkohet, por ka mundësi që ai mund të bisedojë më të për pagën e tij, në mënyrë që të analizohet situata ekonomike e klubit.

The post Përfundon takimi Koeman-Laporta – ende nuk dihet vendimi appeared first on RahovecNET.