Ky i fundit ka njoftuar për takimin me anë të një postimi në Twitter, teksa ka thënë se nuk është befasi që aty është diskutuar për Ballkanin Perëndimor si dhe për procesin e dialogut, shkruan Rahovec.net.
“I lumtur të mirëpres mikun tim të mirë Matt Palmer sot në Bruksel. S’ka befasi që ne biseduam për Ballkanin Përendimor dhe Dialogun”, ka shkruar Lajçak.
Ndryshe, në Kosovë janë shtuar zërat që kërkojnë që SHBA-të të caktojnë emisar për dialogun Kosovë-Serbi, ashtu siç nën administratën e Trump ishte Richard Grenell.
Këtë deklaratë e dha dje ish-kryeministri, Ramush Haradinaj pas takimit që pati me Albin Kurtin.
Për përfshirjen e SHBA-ve në dialog foli edhe Lumir Abdixhiku sot, ku tha se nëse nuk ndodhë një përfshirje e tillë, s’mund të ketë as dialog. /Rahovec.net/
Happy to welcome my good friend Matt Palmer in Brussels today. It comes as no surprise that we spoke about the Western Balkans and the Dialogue. pic.twitter.com/0BwmAwe7Hd
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) May 26, 2021