Karim Benzema arrin në grumbullimin e Francës

80
karim-benzema-arrin-ne-grumbullimin-e-frances

Më në fund, Karim Benzema pas gjashtë vjetësh i është bashkuar Kombëtares së Francës.

Trajneri Didier Deschamps e ftoi sulmuesin e Real Madridit në ekipin kombëtar të Francës prej 26 futbollistëve për Kampionatin Evropian 2020, që do të mbahet këtë verë.

Benzema kishte qenë lojtar kyç për Francën që prej debutimit në vitin 2007, por përfshirja në një skandal seksi me Mathieu Valbuena bëri që ai ta mos ftohej më në kombëtare që nga tetori i vitit 2015.

Megjithatë, pas gjashtë vjetëve ai është rikthyer dhe bashkohet me yjet si Kylian Mbappe dhe Antoine Griezmann në përpjekje për të shkëlqyer në “Euro 2020”.

Ai ka arritur tashmë në vendin ku është grumbulluar Franca para se të nisë përgatitjet për Euro 2020 duke zhvilluar fillimisht ndeshje miqësore.

The post Karim Benzema arrin në grumbullimin e Francës appeared first on RahovecNET.