Ftohet për herë të parë për Kosovën, Bashkim Ajdini ndihet krenar

61
ftohet-per-here-te-pare-per-kosoven,-bashkim-ajdini-ndihet-krenar

Bernard Challandes ka publikuar sot listën me emra të ndryshëm të futbollistëve, ku ka ftuar disa futbollist për herë të parë. Një ndër ta është edhe Bashkim Ajdini që luan për ekipin e Bundesliga 2 VFL Osnabruck

Një ndër emrat risi të ftuar në Kombëtare të Kosovës është edhe mbrojtësi i djathtë i VFL Osnabruck, 28 vjeçari Bashkim Ajdini.

Ajdini pritet që t’i bashkohet Kosovës pas ndeshjeve të barazhit për të mos rënë në ligën e tretë gjermane që do të luhen gjatë kësaj jave derisa më vonë do t’i bashkohet më 1 qershor. Kujtojmë se të enjten Ajdini pritet të luajë me Ingolstadt, në një ndeshje barazhi që të rrijë ose garojë në rangun e tretë të Gjermanisë.

“Të jesh i ftuar për ekipin kombëtar të vendit tim për herë të parë natyrshëm më mbush me krenari. Një thirrje e tillë është një ëndërr për çdo futbollist ”, ka thënë për faqen e klubit Bashkim Ajdini. “Deri atëherë, përqendrimi dhe vëmendja ime e plotë do të vlejë vetëm për dy ndeshjet vendimtare kundër Inglodstad të enjten dhe të dielën. Ne kemi një qëllim të përbashkët që absolutisht duam ta arrijmë “.

Ajdini pritet që t’i bashkohet Kosovës të hënën. Kosova më 1 qershor luan kundër San Marinos derisa më 4 qershor kundër Maltës. Të dy ndeshjet do të zhvillohen në ora 18:00

The post Ftohet për herë të parë për Kosovën, Bashkim Ajdini ndihet krenar appeared first on RahovecNET.