Në Ndërtesën e Qeverisë, Kurti dhe Abdixhiku pritet të diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi dhe përbashkimin e spektrit politikë për temat madhore.
Në këtë takim me Kurtin, Abdixhiku është i shoqëruar me nënkryetarin Lutfi Haziri.
Kurti ndërkaq gjatë ditës së djeshme u takua me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj teksa është refuzuar nga i pari i PDK-së, Enver Hoxhaj. /Rahovec.net/