AAG Sports jep lajmin e madh: Muriqi do të rikthehet në Fenerbahçe

51
aag-sports-jep-lajmin-e-madh:-muriqi-do-te-rikthehet-ne-fenerbahce

Sipas AAG Sports, Vedat Muriqi, ka njoftuar drejtuesit e Lazios se ai dëshron të luan në Fenerbahçe sezonin e ardhshëm.

Mediumi turk ka njoftuar gjithashtu se Muriqi pati një takim me Presidentin Ali Koç dhe Emre Belözoğlu.

Akoma nuk ka ndonjë gjë zyrtare mbi të ardhmen e futbollistit shqiptar, mirëpo ky i fundit nuk pati një sezon të mirë në Itali.

What Does The Arrival Of Vedat Muriqi Mean For Lazio And Ciro Immobile?

Muriqi ka luajtur në Fenerbahçe përpara se të transferohej në klubin italian, ku edhe pati një nga sezonet më të mirë në karrierën e tij.

Gazetari turk, Yagiz Sabuncuoglu ka thënë: “Muriqi dëshiron rikthimin në Fenerbahçe, ai ka zhvilluar disa telefonata me presidentin e klubit”.

Edhe gruaja e Muriqit, Edibe Muriç, ka publikuar një foto në llogarinë e saj zyrtare në instagram, duke thënë: “Kam marrë shumë mesazhe nga ju, shpresoj që ëndrra ime të realizohet”, duke asociuar se lojtari i kombëtares së Kosovës është afër rikthimin në klubin ku arriti kulminacionin e tij.

The post AAG Sports jep lajmin e madh: Muriqi do të rikthehet në Fenerbahçe appeared first on RahovecNET.