Nagavci: Testimi i mësimdhënësve duhet bërë me qëllim të rritjes së cilësisë

105
nagavci:-testimi-i-mesimdhenesve-duhet-bere-me-qellim-te-rritjes-se-cilesise

Ajo tha se ky testim duhet të bëhet me qëllim të cilësisë por që është i rëndësishëm.

“Punësimi dhe vlerësimin e mësimdhënësve janë dy çështje të ndara. Stafi që është aktual në proces, duhet të ofrohet mundësia për rikualifikim në mënyrë që të mos kemi tejkalim të nevojave apo edhe të tilla raste kur vihet në dyshim çështja e kursimit të buxhetit.

Vlerësimi i performancës është një çështje tjetër që ka të bëj me tendencën për tu përmirësuar cilësia dhe me obligimet që ne i kemi por ne nuk bëjmë vlerësime të tilla me qëllim që dikë ta largojmë prej punës dhe ta zvogëlojmë numrin e nxënësve.

Përgjegjësia duhet të jetë e atyre që e kanë bërë punësimin pa kritere dhe shumë shpesh duke keqpërdorur buxhetin e ndarë, p.sh. kemi raste kur në disa komuna ka pasur buxhetin e ndarë për punësuar asistentë të fëmijëve me nevoja të veçanta por kanë punësuar persona të tjerë që as nuk e kanë pasur buxhetin e ndarë.”– u deklarua Nagavci.