Matoshi: Ditën që Kurti do e vendosë reciprocitetin, në mbrëmje s’do të jetë kryeministër

178
matoshi:-diten-qe-kurti-do-e-vendose-reciprocitetin,-ne-mbremje-s’do-te-jete-kryeminister

Matoshi ka komentuar deklaratat e ministres Rozeta Hajdari që tha se vendosja e reciprocitetit nuk është zgjidhje e problemeve.

Ai është shprehur se premtimin për reciprocitet Kurti e ka përdorur si strategji për t’ fituar zgjedhjet dhe më këtë ka mashtruar popullin.

Matoshi tha se Kurti ka mbjellë iluzione te qytetarët e Kosovës.

“Po të betohem që në ditën që Kurti e vendos reciprocitetin me Serbinë, në mbrëmje nuk është kryeministër”, tha Matoshi në Kanal10.