Gjilani po ndërton skuadrën për sezonin e ardhshëm, zgjat kontratën edhe me Prognin

34
gjilani-po-nderton-skuadren-per-sezonin-e-ardhshem,-zgjat-kontraten-edhe-me-prognin

Pas portierit Enea Koliçi, një tjetër futbollist ka vazhduar kontratën me Gjilanin.

Bëhet fjalë për Gerhard Prognin që ka zgjatur kontratën edhe për një vit.

Lajmin e ka konfirmuar klubi i Gjilanit përmes një postimi në faqen e tyre në Facebook.

Gerhard Progni ka qenë pikë kyçe e Gjilanit për dy sezone në fazën e sulmit.

Ai nënshkroi me ekipin gjilanas më 26 korrik të vitit 2019.

The post Gjilani po ndërton skuadrën për sezonin e ardhshëm, zgjat kontratën edhe me Prognin appeared first on RahovecNET.