Gastronomët protestojnë sot

98
gastronomet-protestojne-sot

 

 

Me moton “Me një vaksinë nuk çelë vera” dhe nën sloganin “çelma derën”, gastronmët nga e gjithë Kosova do t’ia mësyjnë sot sheshit “Skënderbeu”. Gastronomët këtë të martë në ora 18:00 do të protestojnë para Qeverisë së Kosovës në shenjë pakënaqësie për masat kundër parandalimit dhe përhapjes së pandemisë COVID-19.

Marrë parasysh numrin e rënieve të rasteve të vdekjeve, por edhe të rasteve pozitive, gastronomët kërkojnë nga Qeveria që të lirohen masat dhe të hapet gastronomia në mënyrë që të mos pësohen edhe më tej humbje në këtë sektorë.

Të hënën nëpërmjet një konference për media, kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi tha se nuk ka më kohë për të humbur pasi që numrat e të infektuarve me COVID kanë rënë dhe vera është afruar.

Ai shtoi se hapja duhet të bëhet tani gjatë verës dhe jo për fushata politike, apo edhe për zgjedhjet lokale.

“Nesër me 25 maj në ora 18:00 kemi ftuar të gjithë gastronomët në sheshin ‘Skënderbeu’ pranë Qeverisë së Kosovës për një protestë ose event ‘pakënaqësie’[…]Kufijtë janë të hapur, masat lehtësues janë krijuar në të gjithë rajonin dhe botën ndërsa ne po vazhdojmë me kufizime. Masat po i’u themi që t’i lirojnë tani kur jemi pranë remitencës dhe pranë ardhjes së diasporës dhe jo kur t’i kanë interesat e veta për fushata politike dhe për zgjedhjet lokale. Nuk është më zgjidhje me prit atë kohë, sepse tani jemi në prag të verës dhe nuk duam ta humbim edhe verën e dytë, dhe shtetet tjera të na marrin diasporën tonë. Jemi duke folur me një kohë ku jemi me më pak se 1 përqind të rasteve, jemi duke folur ku janë diku rreth 20 raste në ditë dhe në një kohë shumë më të relaksuar për hapjen e gastronomisë apo hapjen e verës. Nuk po dalim në protestë për të dëmtuar pronat e shtetit, ne po dalim të bëjmë një protestë apo event pakënaqësie e cila është një e drejtë kushtetuese e jona”, tha Kllokoqi.

The post Gastronomët protestojnë sot appeared first on Gazeta Press.