​Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar

83
​nenshkruhet-memorandumi-i-mirekuptimit-ndermjet-ministrise-se-mbrojtjes-dhe-qeverise-se-mbreterise-se-bashkuar

Ky memorandum bashkëpunimi ka për qëllim përmirësimin e kapaciteteve të Ministrisë së Mbrojtjes në zbatimin e reformave në proceset e tij të prokurimit për të siguruar ofrim të mirë-menaxhuar dhe efikas të shërbimeve publike. Gjithashtu ky memorandum ka për qëllim rritjen e efikasitetit të sektorit publik dhe rivendosjes së besimit të qytetarëve përmes proceseve të mirë-menaxhuara, transparente, të drejta dhe efikase të prokurimit.

Memorandumi i nënshkruar sot është një ndër marrëveshjet e shumta me Mbretërinë e Bashkuar në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes në kuadër të partneritetit të fuqishëm me Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.