U shkarkua nga pozita e ambasadorit, Gjergj Dedaj “ateron” në Tiranë

63
u-shkarkua-nga-pozita-e-ambasadorit,-gjergj-dedaj-“ateron”-ne-tirane

Megjithatë, duket se ai shkarkim nuk ka ndikuar fare në humorin e tij.

Kjo pasi, i njëjti është parë në Tiranë, nën shoqërinë e kreut të komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcit, me këtë të fundit që përmes rrjetit social “Facebook” konfirmoi takimin me të dhe Gjon Berishën, “ambasador nderi” në Gjermani.

Takim miqësor në Tiranë, me ambasadorin Gjergj Dedaj dhe “Ambasador Nderi” i Kosovës në Gjermani, Gjon Berisha, me miq, pranë shtatores së Komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, motivuesit dhe inspiruesit të një kombi dhe botës demokratike për çlirimin e vendit tonë.
Nga këtu, rruga jonë e pashmangshme është vizita në Krujë, në Krujën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, aty ku kthimi përbën çdo herë emocion për të gjithë neve, për energjitë e reja.