Mbaron sezoni në Serie A: Milani dhe Juventusi në Ligën e Kampionëve, Napolit s’i mjaftoi goli i Rrahmanit

42
mbaron-sezoni-ne-serie-a:-milani-dhe-juventusi-ne-ligen-e-kampioneve,-napolit-s’i-mjaftoi-goli-i-rrahmanit

Milani është rikthyer në Ligën e Kampionëve pas shtatë vjetëve mungesë, me Juventusin që e shpëtoi sezonin duke e siguruar vendin e fundit në këtë garë nga Serie A pas dështimit të Napolit në çastet e fundit.

Sezoni 2020/21 në Serie A mbaroi me Interin kampion pas 11 vjetëve, Milanin që u rikthye në Ligën e Kampionëve nga vendi i dytë dhe Atalantën dhe Juventusin që iu bashkohen atyre në garën më prestigjioze evropiane.

Napoli i Amir Rrahmanit dështoi të kualifikohej pasi barazoi 1:1 me Hellas Veronën.

Si pasojë, Napoli dhe Lazio do të luajnë në Ligën e Evropës sezonin e ardhshëm, ndërsa Roma në Europa Conference League.

Në një luftë të ashpër për dy vende në Ligën e Kampionëve në ditën e fundit në Serie A, Milani dhe Napoli u futën me një përparësi ndaj Juventusit, pasi e kishin nga një pikë më shumë.

Derisa Juventusi e mundi pa telashe 4:1 me Bolognën dhe Milani shënoi fitore madhështore 2:0 ndaj Atalantës, Napoli dështoi ta mundë Veronën edhe pse e kishte golin e epërsisë deri në minutën e 70-të.

Rrahmani e kishte kaluar Napolin në epërsi duke shënuar me kokë kundër ish-skuadrës, por një gabim i Elseid Hysajt ia mundësoi Davide Faraonit ta shënojë golin e barazimit që e la Napolin pa Ligën të Kampionëve.

Më herët gjatë ditës, Interi e festoi titullin në mënyrë të përkryer me fitore të thellë 5:1 kundër Udineses.

Siç dihej paraprakisht, nga Serie A kanë rënë Benevento, Crotone dhe Parma.

The post Mbaron sezoni në Serie A: Milani dhe Juventusi në Ligën e Kampionëve, Napolit s’i mjaftoi goli i Rrahmanit appeared first on RahovecNET.