Mbaron sezoni në Premierligë: Liverpooli dhe Chelsea në Ligën e Kampionëve, Arsenali jashtë Evropës

60
mbaron-sezoni-ne-premierlige:-liverpooli-dhe-chelsea-ne-ligen-e-kampioneve,-arsenali-jashte-evropes

Liverpooli dhe Chelsea e kanë siguruar nga pjesëmarrjen në fazë grupore të Ligës së Kampionëve për sezonin e ardhshëm në ditën e fundit të sezonit në Premierligë, ndërkohë që Arsenali i Granit Xhakës ka ngelur pa gara evropiane pas një sezoni zhgënjyes.

Sezoni 2020/21 në Premierligë mbaroi me Manchester City si kampion dhe Manchester Unitedin, Liverpoolin dhe Chelsean që iu bashkuan në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Liverpooli e mundi 2:0 skuadrën e Crystal Palace dhe e mbylli sezonin në vendin e tretë.

Chelsea u mposht 2:1 nga Aston Villa, por Tottenhami i bëri nder duke e mundur rivalin e saj të drejtpërdrejt për top katërshe, Leicester Cityn. Skuadra e Thomas Tuchel e mbyll sezonin në vendin e katërt në Premierligë.

Leicester City e kishte fatin e vet në dorë për një vend në top katërshe por dështoi ta ruajë epërsinë dhe u mposht me përmbysje 4:2 nga Tottenhami në ndeshjen e fundit në ligë.

Si pasojë, skuadra e Bernard Rodgers do të luajë në Ligën e Evropës sezonin e ardhshëm bashkë me West Hamin.

Triumfi i Tottenhamit, jo vetëm që ia siguroi Chelseat pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, por ia siguroi edhe vetes pjesëmarrjen në Europa Conference League, duke e lënë Arsenalin pa Evropë.

Arsenali e mundi 2:0 Brightonin por kjo fitore nuk i mjaftoi për ta mbyllur sezonin në vendin e shtatë, të fundit që dërgon në garat evropiane nga liga elitare angleze.

Ndërkohë, kampioni Manchester City e shkatërroi 5:0 Evertonin, duke e festuar titullin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Edhe Manchester Unitedi e mbaroi sezonin me fitore duke e mundur 2:1 Wolvesin.

Nga Premierliga, siç dihej tashmë, kanë rënë Fulham, West Brom dhe Sheffield Utd.

The post Mbaron sezoni në Premierligë: Liverpooli dhe Chelsea në Ligën e Kampionëve, Arsenali jashtë Evropës appeared first on RahovecNET.