Lille kampion i Francës për herë të katërt

58
lille-kampion-i-frances-per-here-te-katert

Lille e ka fituar titullin e kampionit në Ligue 1 në ditën e fundit të sezonit 2020/21 në Francë, pasi e mundi 2:1 Angersin, duke i dhënë fund mbizotërimit të Paris Saint-Germain.

Jonathan David dhe Burak Yilmaz shënuan për fitoren që ia siguroi titullin e parë në 10 vjetët e fundit klubit të Lille, pavarësisht golit të vonshëm të Angelo Fulgini në Angers të dielën.

PSG-ja e mposhti Brestin 2:0 por duhet të pajtohet me vendin e dytë, pasi ngeli një pikë mbrapa tashmë kampionit të tri të Francës.

Ky është titulli i katërt i Lille në historinë e klubit dhe i pari në 10 vjetët e fundit.

Lille dhe PSG do u kualifikuan edhe në fazën grupore të Ligës së Kampionëve, ndërsa Monaco, pavarësisht barazimit, zuri vendin e tretë dhe do të luajë në play-off për Ligën e Kampionëve.

Lyon dhe Marseille, nga vendet katër dhe pesë, përkatësisht, do të luajnë në Ligën e Evropës.

Rennes do të luajë në kualifikime për Europa Conference League.

Nga Ligue 1 kanë rënë Nimes dhe Dijoni i Bersant Celinës. Nantes do të luajë në barazh për të mbetur në ligë.

Ndërsa Stade de Reims i dyshes tjetër kosovare, Valon Berisha dhe Arbër Zeneli, zuri vendin e 14-të, duke i shpëtuar për pak rënies nga liga.

The post Lille kampion i Francës për herë të katërt appeared first on RahovecNET.