Ish konkurrenti dhe e dashura e tij e re fotografohen në momente intime

70
ish-konkurrenti-dhe-e-dashura-e-tij-e-re-fotografohen-ne-momente-intime

Para se të mbaronte emisioni “Për’puthen”, Riniani lajmëroi se nuk do të jetë më pjesë e tij.

Në fakt publiku e kishte vënë re prej ditësh mungesën e tij dhe më në fund ai konfirmoi se nuk është më pjesë e programit.

Ndërkohë i ftuar para disa ditësh në programin “Shqipëria Live”, Riniani tha se në jetën e tij ka hyrë një njeri i ri.

Ai zbuloi se një vajzë i ka marr zemrën dhe se janë në fazën e dashurisë.

Vajza në fjalë nuk ka lidhje me “Për’puthen”, sepse me të është njohur pas përfundimit të emisionit.

Së fundmi në rrjet po qarkullojnë foto të Rinianit me të dashurën në aeroport.

Çifti shihen duke u puthur dhe shumë të lumtur, ndërsa vajza brune është e panjohur për ekranin.

The post Ish konkurrenti dhe e dashura e tij e re fotografohen në momente intime appeared first on Gazeta Press.