Guardiolën e pyesin për të ardhmen e Agueros – trajneri nuk ngurron ta zbulojë skuadrën ku do të luajë

47
guardiolen-e-pyesin-per-te-ardhmen-e-agueros-–-trajneri-nuk-ngurron-ta-zbuloje-skuadren-ku-do-te-luaje

Sergrio Aguero është shumë afër që të bëhet lojtar i Barcelonës, kështu ka zbuluar edhe Pep Guardiola.

Trajneri spanjoll ka thënë se sulmuesi argjentinas do të jetë një opsion i mirë për gjigantin katalunas.

Aguero i dha lamtumirën Manchester Cityt në Ligën Premier në fitoren 5-0 ndaj Evertonit, ku arriti të shënonte dy herë, ndërsa ndeshja e tij e fundit do të jetë finalja e Ligës së Kampionëve më 29 maj ndaj Chelseat.

“Ndoshta unë do të zbuloj një sekret”, ka thënë Guardiola për BBC. “Ndoshta ai është afër marrëveshjes me klubin e zemrës sime – me Barcelonën”.

“Ai do të luajë përkrah lojtarit më të mirë të të gjitha kohërave, Messit”.

“Jam shumë i sigurt se ai do të kënaqet. Dhe ndoshta Barcelona është më e fortë me të në fushë”, ka shtuar më tej strategu.

Sulmuesi shumë kohë më parë e vendosi veten si një legjendë të klubit, kështu që mund të jetë e habitshme ta shohësh atë të largohet me pak rezistencë.

The post Guardiolën e pyesin për të ardhmen e Agueros – trajneri nuk ngurron ta zbulojë skuadrën ku do të luajë appeared first on RahovecNET.