E ngrehi bashkëshorten zvarrë për flokë nga oborri deri në shtëpi, caktohet paraburgim ndaj të dyshuarit

38
e-ngrehi-bashkeshorten-zvarre-per-floke-nga-oborri-deri-ne-shtepi,-caktohet-paraburgim-ndaj-te-dyshuarit

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.I. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor nga neni 185 paragrafi 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), raporton Gazeta Express.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Divizionit Penal – Imri Sejda, ka vërtetuar faktin se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se më 21.05.202  në  shtëpinë e tyre në një fshat në Ferizaj, i shkakton lëndime trupore të dëmtuarës –bashkëshortes së tij V.I , në atë mënyrë që fillimisht e kap për flokë duke e ngreh zvarrë prej oborrit deri në shtëpi dhe pasi që e ka futur në shtëpi e ka goditur me grushta dhe shqelma në të gjitha pjesët e trupit duke i shkaktuar lëndime trupore të përshkruar si në Raportin Mjekësor të Spitalit të Përgjithshëm Qendra Emergjente në Ferizaj.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Gjykata me rastin e vendosjes pati parasysh faktin dhe pretendimin e të pandehurit dhe mbrojtësit të tij të cilët kontestonin kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit, duke konsideruar se edhe me masa me të buta do të sigurohej prezenca e të pandehurit në procedurë si dhe do të pamundësonin të njëjtin që të përsërisë veprën penale, por gjykata vlerëson se aplikimi i masave më të buta (arrestit shtëpiak), por edhe i masave tjera, nuk është i mjaftueshëm për të pamundësuar që i pandehuri të mos kryej vepra penale të tilla apo të ngjashme.Reklamë

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.