Werderi i Rashicës sot e luan ndeshjen e sezonit, synon mbijetesën

51
werderi-i-rashices-sot-e-luan-ndeshjen-e-sezonit,-synon-mbijetesen

Bundesliga sot e mbyll edicionin 2020/21 me nëntë ndeshjet që nisin nga ora 15:30.

Werder Bremen sot do ta luajë ndeshjen e sezonit. Rashica me shokë do të synojnë të sigurojnë mbijetesën në ndeshjen e fundit të sezonit, por përballë do ta kenë Borussia Monchengladbachun.

Ata po luftojnë për vendin e shtatë që dërgon në kualifikime për garën më të re të UEFA-s, Conference League.

Werder Bremen gjendet në vendin e 16-të që dërgon në play-out me 31 pikë, një më shumë se Kolni që luan ndaj Schalkes tashmë të larguar nga elita dhe një pikë më pak se Arminia Bielefeld që i shkon Stuttgartit.

The post Werderi i Rashicës sot e luan ndeshjen e sezonit, synon mbijetesën appeared first on RahovecNET.