Tre persona të lënduar nga një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Podujevë

375
tre-persona-te-lenduar-nga-nje-aksident-trafiku-ne-rrugen-prishtine-podujeve

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Trudë.

Si pasojë e këtij aksidenti të lënduar janë tre persona.

Aksidenti ndodhi në mes dy automjeteve, ndërsa personat e lënduar në këtë rast kanë pranuar edhe tretman mjekësor, transmeton lajmi.net.

“Sot rreth orës 06:30, në rrugën Prishtinë-Podujevë, përkatësisht në fshatin Trudë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit ndihmë mjekësore kanë kërkuar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, u tha nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës