Pirlo po ndjek gjurmët e Sarrit në Juventus

52
pirlo-po-ndjek-gjurmet-e-sarrit-ne-juventus

Komentet e Andrea Pirlos në konferencën e sotme për shtyp për mënyrën se si Juventusi po e shqyrton të ardhmen e tij janë pothuajse të njëjtat me Maurizio Sarrin që janë bërë vitin e kaluar

Bardhezinjtë do të luajnë ndeshjen e fundit të Serie A, duke ditur që asnjë rezultat pos fitores kundër Bolognas nuk është i mjaftueshëm për ta që të përfundojnë në vendin e katërt. Pirlo ka fituar Kupën e Italisë dhe Superkupën, por ka insistuar se kualifikimi në Ligë të Kampionëve nuk është krucial për të ardhmen e tij.

“Nuk mendoj që klubi do të marrë vendim në bazë të asaj se çfarë rezultati do të ndodh nesër. Besoj që ata do të shohin tërë sezonin dhe pastaj do të marrin vendim. Varët nga ta, ne do të shohim çfarë do të ndodh”, tha trajneri në konferencën e sotme për shtyp. “Unë gjithmonë e mbaj kokën lart dhe e di që punën time e kam kryer 100 për qind. Gjithmonë kam qenë i qartë me të gjithë dhe askush nuk mund të ankohet për këtë”.

Kjo ka bërë që shumë persona të ngritin vetullat për shkak se komentet e Pirlos janë pothuajse të njëjta me paraardhësin e tij Sarri në gusht të 2020. Ai kishte fituar Scudetton, diçka që Pirlo nuk e ka arritur dhe ishte duke shkuar në ndeshjen e 1/8-ës së finales kundër Olympique Lyonnais kur është pyetur nëse kjo do të ishte ndeshja e fundit e tij me Juventusin.

“Jo, madje kjo pyetje në thelb i quan drejtorët e Juves amator, për të cilën gjë nuk mendoj se janë. Ata do të bëjnë vlerësimin e tyre në bazë të tërë sezonit, kështu që nëse do të vendosin për një trajner të ri, nesër nuk do të këtë ndryshime, qoftë fitore apo jo”, ishte përgjigjur Sarri.

“Është një ndeshje e rëndësishme, por po ashtu është me rëndësi ta fitojmë Scudetton dhe kështu ne kemi shumë gjëra këtë sezon. Është më rëndësi që të jemi pjesë e elitës në Europë duke arritur në finalen e tetë skuadrave më të mira në Portugali, kështu që nuk shqetësohem, pra kjo gjë e bën ndeshjen e rëndësishme, asgjë tjetër”.

Ajo ishte ndeshja e fundit dhe Sarri u shkarkua pas eliminimit në Ligën e Kampionëve, edhe pse Presidenti Andrea Agnelli e ka bërë të qartë që vendimi tashmë është marrë.

The post Pirlo po ndjek gjurmët e Sarrit në Juventus appeared first on RahovecNET.