Osmani: Masakra e Dubravës, dëshmi rrëqethëse e krimit serb

60
osmani:-masakra-e-dubraves,-deshmi-rreqethese-e-krimit-serb

Në 22-vjetorin e kësaj ngjarje të rëndë ku u vranë mbi 100 të burgosur, Osmani tha se përkushtim i yni mbetet që dëshmitë e të mbijetuarve për këtë krim të mund të adresohen dhe drejtësia ta thotë fjalën e vetë, si një parakusht për paqe të qëndrueshme.

Postimi i plotë i Osmanit:

22- vjet më parë, forcat serbe zbrazën egërsinë e tyre kundrejt të burgosurve shqiptarë në Burgun e Dubravës, fillimisht duke i torturuar e pastaj duke i ekzekutuar 150 dhe plagosur afro 300 prej tyre.

Masakra në Burgun e Dubravës është njëra ndër dëshmitë rrëqethëse të krimeve nga regjimi gjenocidal serb dhe e cila ende nuk ka marrë një përgjigje nga instancat e drejtësisë.

Një kallëzim penal nga Shoqata e të Burgosurve Politik i bërë vite më parë ende nuk ka epilog.

Përkushtim i yni mbetet që dëshmitë e të mbijetuarve për këtë krim të mund të adresohen dhe drejtësia ta thotë fjalën e vetë, si një parakusht për paqe të qëndrueshme!/Rahovec.net/