Netflix mund të hyjë së shpejti industrisë së video lojërave

69
netflix-mund-te-hyje-se-shpejti-industrise-se-video-lojerave

Platforma Netflix po kërkon të punësojë një ekzekutiv për të mbikëqyrur zgjerimin e tij në video lojëra, tha një person i njohur më këtë çështje.

Masa vjen në një kohë, kur industria e video lojërave, ka përfituar nga një rritje e kërkesës, nga lojtarët që po qëndrojnë në shtëpi gjatë pandemisë së COVID-19.

Netflix ka eksperimentuar me programin interaktiv në të kaluarën me filma të tillë sikurse Black Mirror, Bandersnatch dhe You vs Wild që iu mundësuan shikuesve të vendosnin lëvizjet e personazheve.

Platforma gjithashtu ka krijuar lojëra të bazuar në serialet Stranger Things dhe La casa de Papel apo Money Heist.

Informacioni i raportuar më herët të premten thuhet se Netflix kishte diskutuar ofrimin e një pakete lojërash të ngjashme me ofertën e abonimit në internet të Apple, Apple Arcade, si një mundësi. /Njeshi/

The post Netflix mund të hyjë së shpejti industrisë së video lojërave appeared first on Njeshi.