Në 12 orë, mbi 20,000 rezervime për modelin e ri nga Ford

85
ne-12-ore,-mbi-20,000-rezervime-per-modelin-e-ri-nga-ford

Interes i madh, për modelin e ri elektrik nga Ford.

Vetëm një ditë pasi u zbulua, Ford F-150 Lightning tërhoqi një numër të madh të blerësve të mundshëm.

Prodhuesi amerikan u mburr se regjistroi 20,000 rezervime në 12 orët e para pas premierës, raporton AutoNews.

Siç u njoftua në premierë, blerësit e mundshëm mund të rezervojnë kopjen e tyre nëse paguajnë një depozitë prej 100 dollarësh.

Nëse ata më vonë anulojnë blerjen, paratë do të rimbursohen, transmeton Telegrafi.

Ford F-150 Lightning do të shitet me një çmim prej 39,974 dollarësh, duke përjashtuar subvencionet e qeverisë.

Ky është çmimi fillestar me pakicë për modelin bazë, ndërsa versionet më të shtrenjta, të pajisura me pajisje ekstra do të kushtojnë deri në 90,000 dollarë. /Njeshi/

The post Në 12 orë, mbi 20,000 rezervime për modelin e ri nga Ford appeared first on Njeshi.