Këta janë dy personat e dyshuar për rastin e përdhunimit të një vajze të mitur në Mitrovicë

48
keta-jane-dy-personat-e-dyshuar-per-rastin-e-perdhunimit-te-nje-vajze-te-mitur-ne-mitrovice

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Mitrovicë, të cilët dyshohen se kanë dhunuar seksualisht një vajzë të mitur më 18.05.2021 në Mitrovicë për disa orë pa ndërprerë.

Gazeta online Veriu.info ka siguruar emrat e plotë dhe fotot e të dyshuarëve për këtë rast të rëndë, të cilët janë arrestuar nga policia.

Veriu.info mëson se të arrestuarit janë Florim Zeneli (1986) dhe Qamil Zeneli (1987), të cilët nga policia po dyshon se kanë dhunuar seksualisht një vajzë të mitur.

Ndryshe, sot u protestua nga disa OJQ, ku motoja e protestës ishte: “Thuani emrat e përdhunuesve e ngacmuesve seksualë”, por asnjëri nga organizatorët që përfaqësonin OJQ nuk kishte guxim t’i publikonte këta emra dhe fotot e tyre.

Ndryshe, Veriu.info kishte publikuar një artikull me emrat e të dyshuarëve për këtë rast dhunimi.

(Personat e dyshuar prezumohen të pafajshëm, deri në një vendim përfundimtar të gjykatës)