Karateisti Herolind Nishevci fiton medaljen e bronztë në Evropian

204
karateisti-herolind-nishevci-fiton-medaljen-e-bronzte-ne-evropian

Karateisti kosovar, Herolind Nishevci ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Poreç të Kroacisë.

Nishevci në luftë për të bronztën mposhti karateistin nga Azerbajxhani, Asiman Gurbanli.

Ai garoi në kategorinë +84 kilogramë.

Kosova u përfaqësua denjësisht edhe në konkurrencën e femrave.

Vashat kosovare shënuan dy fitore, ndaj Polonisë dhe Malit të Zi, për të arritur deri në çerekfinale, ku u mundën nga Franca.

The post Karateisti Herolind Nishevci fiton medaljen e bronztë në Evropian appeared first on RahovecNET.