Dedaj kundërshton sërish shkarkimin: Kushtetuta dhe ligjet janë Bibla e Kurani i shoqërisë kosovare

130
dedaj-kundershton-serish-shkarkimin:-kushtetuta-dhe-ligjet-jane-bibla-e-kurani-i-shoqerise-kosovare

Ai sërish me anë të një postimi në Facebook ka shprehur kundërshtitë e tij, duke u thirrur në dispozitat ligjore që kanë të bëjnë  me shkarkimin e ambasadorëve dhe arsyen për marrjen e një vendimi të tillë, shkruan Rahovec.net.

“Kushtetuta dhe Ligjet e Kosoves, jane Bibla dhe Kurani i shoqerise kosovare, para se cilave, do duhej te ishim te gjithe ta pafuqishem”, ka shkruar Dedaj.

Madje ka paralajmëruar se do të qëndrojë i palëkundur në respektimin e Kushtetutës së Kosovës, duke aluduar se nuk do ta lëshojë pozitën e ambasadorit.

“Keto nuk shkelen dhe as nuk personalizohen, asnjehere dhe nga askush,duhet te qendrojme pa lekundur, ne respektimin e saj”, ka shkruar në fund ai. /Rahovec.net/