Arrestohen pesë persona të dyshuar për disa vjedhje

67

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të dyshuar për disa vjedhje.

Këtë lajm e ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Hetuesit policor të stacionit policor Veriu në Prishtinë, dje kanë arrestuar pesë persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve. Personat e arrestuar: – I .A mashkull, 54 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, – N .Z mashkull, 41vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës , – Q .G mashkull, 39 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës , – R .S mashkull, 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe – R .S mashkull, 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, dyshohet të jenë të përfshirë në së paku katër raste, të cilat kanë ndodhë në fshatin Slivovë”, ka thënë ajo.

Po ashtu ajo njofton se hetuesit policorë kanë gjetur dhe sekuestruar gjësende që dyshohet të jenë të vjedhura të cilat arrijë vlerën rreth 5000 euro. Personat arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit, janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet.