Vetëm me rrobdeshambër dhe një filxhan kafe në dorë, kështu duket Afrona në mëngjes

78
vetem-me-rrobdeshamber-dhe-nje-filxhan-kafe-ne-dore,-keshtu-duket-afrona-ne-mengjes

Edhe pse ditë vikendi, Afrona Dika ka nisur mëngjesin herët sot, duke pozuar kështu e sapo zgjuar nga gjumi, shkruan “Kosovarja”.

Modelja e bukur është shumë aktive në rrjete sociale, ku shpesh ndan me fansat e saj, që janë të shumtë në numër, momente nga përditshmëria e saj.

Së fundi ajo ka pozuar e buzëqeshur vetëm me rrobdeshambër, me një filxhan kafe në dorë, me flokë të çrregullt dhe pa pikë grimi në fytyrë, por përsëri arrin të duket e mrekullueshme.

“Mirëmëngjesi të gjithëve” ka shkruar bukuroshja në mbishkrimin e fotografisë. /Kosovarja/

The post Vetëm me rrobdeshambër dhe një filxhan kafe në dorë, kështu duket Afrona në mëngjes appeared first on Gazeta Press.