Vdes fëmija në spital pasi u godit nga vetura në Gjakovë

74
vdes-femija-ne-spital-pasi-u-godit-nga-vetura-ne-gjakove

Një fëmijë i moshës pesë vjeçare ka vdekur në Spitalin e Gjakovës, pasi ishte goditur nga një veturë e më pas ishte dërguar në spital.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nystret Xhurkaj.

“Fëmija është dërguar i gjallë në emergjencë, por më pas ka vdekur”, ka thënë Xhurkaj.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “UÇK” dhe vetura e ka goditur fëmijën derisa ky ishte t’u ngarë biçikletën.