Rrihen mes veti dy persona në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë, arrestohen nga policia

184
rrihen-mes-veti-dy-persona-ne-rrugen-“rexhep-luci”-ne-prishtine,-arrestohen-nga-policia

Një rrahje ndërmjet dy personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Rexhep Luci” në kryeqytet.

Këtë lajm e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 22:30 është pranuar informata për një rrahje në progres në rrugën ‘Rexhep Luci’ në Prishtinë. Me të marrë informatën policia, ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar 2 persona të cilët ishin të përfshirë në rast dhe një dëshmitar”, ka thënë ajo.

Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen.