PDK: Albin Kurti e futi sot Kosovën në projektin “Jugosllavia e re”

56
pdk:-albin-kurti-e-futi-sot-kosoven-ne-projektin-“jugosllavia-e-re”

Kur kishte nisur kjo iniciativë e cila Kosovën nuk e trajton barabartë me vendet tjera, Albin Kurti e kishte quajtur “Jugosllavi e re”.

Kreu i PDK-së përmes një deklarate në faqen e tij në Facebook tha se ende pa e nisur dialogun me Serbinë, Albin Kurti nisi zbatimin e Jugosllavisë së re.

Deklarata e plotë e Enver Hoxhajt:

Kryeministri Albin Kurti ende pa e nisur zyrtarisht dialogun me Serbinë sot paska marrë vendim për nisjen e zbatimit të mini-shengenit ku Kosova nuk trajtohet e barabartë me vendet e rajonit. Kohë më parë kur ishte në opozitë, këtë nismë rajonale Albini e quante Jugosllavi e re. E pra tani me dorën e tij e nisi Jugosllavinë e re andaj urime Albin. /Rahovec.net/