Interi e shet Brozovicin

53
interi-e-shet-brozovicin

Interi janë të zënë duke u përpjekur që t’i ulin rrogat në skuadër, derisa ata dëshirojnë që t’i largojnë lojtarët si; Marcelo Brozovic, Alexis Sanchez, Arturo Vidal, Aleksandar Kolarov dhe Ashley Young janë rrugës së largimit

Zikaltrit siguruan një kredi nga Oaktree Capital këtë javë, por ende duhet t’i shkurtojnë shpenzimet për 15-20 për qind.

Sipas La Gazzetta dello Sport, një ndër lojtarët që do të sakrifikohet është edhe Brozovic, për të cilin kishte shprehur interesim Paris Saint-Germain vitin e kaluar. Interesi ende ekziston dhe marrëveshje mund të zbatohet për një shumë të mirë parash.

Largimi i atyre që kanë paga të mëdha po ashtu është shqetësim kryesor i Interi, ku La Gazzetta dello Sport thotë se ata dëshirojnë që të largojnë me ngul Vidalin dhe Alexis Sanchezit të cilëve me gjatë do t’i shkëputet kontrata me pajtim të dy anshëm, pa i shitur. Sa i përket veteranëve si Kolarov dhe Young, të cilët kanë luajtur shumë pak për zikaltrit këtë sezon, kontratat e tyre do t’i skadojë dhe nuk do t’i rinovohet.

The post Interi e shet Brozovicin appeared first on RahovecNET.