Zyrtarizohet Samsung Galaxy F52 5G

56
zyrtarizohet-samsung-galaxy-f52-5g

Deri më tani janë dëgjuar thashetheme të ndryshme në lidhje me telefonin e ri Samsung Galaxy F52 5G, ndërsa modeli i ri i telefonit tani është zyrtar.

Pajisja do të vijë me një ekran me diagonalen prej 6.6 inç me një rezolucion Full HD + dhe një shpejtësi rifreskimi 120Hz, ndërsa pajisja do të shfaqë një procesor nga Qualcomm – Snapdragon 750G.

Galaxy G52 5G vjen me 8 GB RAM dhe 128 GB hapësirë të brendshme, por nëse përdoruesit kanë nevojë për hapësirë shtesë, atëherë ekziston edhe një vend i kartëlës microSD i cili do të zgjasë deri në një kartë 1TB.

Për kamerat, pajisja është vjen me kamerën me 16 megapiksel në pjesën e përparme për Selfie dhe thirrjetpër video, ndërkaq në pjesën e pasme të pajisjes ka një kamerë kryesore me 64 megapiksel, një tjetërultrawide me 8 MP, dhe atë me thellësi me 2 MP dhe kamerë makro me 2 MP.

Samsung Galaxy F52 5G gjithashtu vjen me Android 11 dhe One UI 3.1, plus që përmban një bateri me 4500 mAh dhe mbushës të shpejtë 25W. Telefoni do të dalë në Kinë dhe do të shitet me pakicë për rreth 310 dollarë. /Njeshi/

The post Zyrtarizohet Samsung Galaxy F52 5G appeared first on Njeshi.