Teuta Krasniqi është protagoniste e shumë shfaqjeve teatrale, filmave, serialeve, etj.
Që nga paraqitja e saj e parë publike, e ka dëshmuar se është e lindur për ekran.
Jeta e saj është e mbushur me histori suksesi.
Teuta Krasniqi, figura më familjare për shumë njerëz, që e shohin prej vitesh në televizion, thotë se të gjitha rolet dhe emisionet i ka për zemër, por megjithatë e veçon paraqitjen e saj në filmin e Gjergj Xhuvanit, ‘’Engjëjt janë largë’’.
‘’E cilësoj si rolin më të rëndësishëm rolin e Hanës në filmin më të ri të regjisorit të mirënjohur Gjergj Xhuvani”, ka thënë aktorja. /Kosovarja/
The post Teuta Krasniqi befason kur tregon se kë e ka për zemër appeared first on Gazeta Press.